Që nga viti 2021 ne kemi:

Arritur

nxënës

Trajnuar më shumë se

mësues

Histori ndikimi

Greqia

Gjatë karantinës së COVID-19, dy nxënës nga Komotini (Greqi), nisën një udhëtim të jashtëzakonshëm inovacioni dhe shërbimi ndaj komunitetit. Pavarësisht mijëra miljeve që i ndanin (njëri prej tyre ishte në Afrikën e Jugut), të rinjtë shfrytëzuan fuqinë e bashkëpunimit online për të marrë pjesë në Konkursin e 2-të Kombëtar Generation Next Level, të organizuar nga Fondacioni Vodafone në Greqi. Ata zhvilluan një aplikacion për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.

Për më tepër, ata ndihmuan spitalin e tyre qendror të regjistronte nevojat urgjente për gjak, gjë që nga ana tjetër gjeneroi njoftime pop-up për përdoruesit, duke thjeshtuar procesin e dhurimit të gjakut.

Nisma dhe puna e tyre e palodhur u shpërblyen, pasi ata fituan çmimin e parë në konkurs, i cili shërbeu si një trampolinë për bashkëpunime të mëtejshme me qytete dhe spitale të tjera në Greqi.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, dyshja vazhdoi studimet në fushat STEM dhe kontributet e tyre të jashtëzakonshme u siguruan atyre një vend në listën Forbes 30 Under 30. Ata tërhoqën gjithashtu vëmendjen e Ministrisë Greke të Shëndetësisë.

Programi jo vetëm që ndryshoi jetën e tyre, por gjithashtu u mundësoi atyre të kishin një ndikim të rëndësishëm shoqëror.

Spanja

Historia e shkollës publike Miguel Servet, një shkollë rurale në Pirenej me vetëm një klasë me më pak se 10 nxënës, është vërtet unike.

Disa vite më parë, ajo ishte në prag të mbylljes për shkak të mungesës së nxënësve, por tani, shkolla ka tërhequr familje që i transferojnë fëmijët e tyre nga qytete të tjera aty pranë. E gjithë kjo falë DigiCraft, i cili ka qenë një pikë kthese për shkollën.

“Metodologjia e programit, qasja e tij bashkëpunuese dhe përdorimi i teknologjisë motivojnë nxënësit dhe lehtësojnë përfshirjen e tyre duke lejuar përshtatjen me ritmin dhe kapacitetet e tyre mësimore në një klasë ku nxënësit nga 7 deri në 12 vjeç jetojnë së bashku. Gjithashtu, burimet e ofruara nga programi kanë qenë thelbësore në transformimin digjital të shkollës, dhe sfidat vjetore u kanë dhënë atyre mundësinë të lidhen me nxënës nga i gjithë vendi. Aksesi në program dhe burimet e tij do të thotë që këta fëmijë nuk mbeten jashtë dhe kanë të njëjtat mundësi si fëmijët nga komunitetet më të mëdha”
– Virginia, mësuese në Shkollën Publike Miguel Servet në Spanjë

Partnerët tanë

Bashkëpunimi është pjesë e ADN-së sonë.

Ne punojmë në nivel lokal dhe global me partnerë të ndryshëm:

  • Institucionet Publike
  • OJQ-të
  • Universitetet dhe shkollat
  • Sektori Privat

Puna me partnerët tanë drejt një qëllimi të përbashkët është kyçe për të siguruar suksesin e Skills Upload Jr dhe rritjen e të gjitha palëve të përfshira.

Ky bashkëpunim publik-privat jo vetëm që na lejon të arrijmë një audiencë më të gjerë, por gjithashtu kontribuon në një ndryshim sistemik në të gjithë rajonin, në një mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Qëllimi ynë është që ky transformim të jetë universal dhe të përfitojë shoqëria në tërësi.

Ky bashkëpunim na bën më të fortë, na bën më të mirë.

Partnerët në Spanjë

Partnerët në Gjermani

Partnerët në Portugali

Partnerët në Rumani

Partnerët në Shqipëri

Partnerët në Greqi

Partnerët në Turqi

Dëshmi

Njohja e punës sonë

Evropë

Në nivel evropian, SUJ ka qenë finalist në European Digital Skills Awards 2024, i cili njeh dhe promovon punën e jashtëzakonshme të organizatave në të gjithë Evropën që kanë kontribuar në avancimin e aftësive digjitale përmes projekteve, programeve dhe nismave të tyre.

Gjermania

Në Gjermani, ne fituam çmimin për mediat arsimore Educational Media Award “Pädagogischer Medienpreis” në vitin 2023 për fushatat arsimore të zhvilluara nga Fondacioni Vodafone në Gjermani si pjesë e nismës së tij arsimore.

Portugalia

Në Portugali, DigitALL ka marrë disa mirënjohje. Në vitin 2023, u nderua me World Summit Awards (WSA) në kategorinë e arsimit dhe u përzgjodh në mbarë botën, duke arritur në 8 finalistët kryesorë. Në vitin 2022, programi u nderua në Galën Vjetore të Shoqatës Portugeze për Etikën e Biznesit (APEE) me Njohjen e Praktikave në Përgjegjësinë Sociale dhe Qëndrueshmërinë në kategorinë e Komunitetit.

Greqia

Në Greqi, kemi marrë disa mirënjohje nga Hellenic Responsible Business Awards. Në vitin 2023 u nderuam me Çmimin e Artë për bashkëpunimin tonë me Universitetin e Hapur Helen (EAP) për zhvillimin e një programi arsimor të fokusuar në aftësitë digjitale për mësuesit; në vitet 2024 dhe 2022 fituam Çmimet e Argjendta në kategorinë Arsimi dhe Aftësitë Digjitale.

Rumania

Në Rumani, që nga lançimi kemi marrë disa çmime dhe mirënjohje për të cilat jemi krenarë: Mirënjohja Partner në Arsim në 30-vjetorin e Junior Achievement Romania, Community Impact Awards në British Romanian Chamber of Commerce, Excellence in CSR në Business Review Awards 2023.