
Arsimi
është thelbësore për këtë qasje dhe luan një rol qendror për të promovuar dhe artikuluar mirëqenien digjitale në mënyrë efektive. Ne punojmë me mësuesit, familjet, fëmijët dhe komunitetet për të integruar mirëqenien digjitale në mësimin e përditshëm.



Partneriteti ynë Skills Upload Jr me Save the Children
Partneriteti ynë me Save the Children për programin SUJ është krijuar për të siguruar që të gjithë fëmijët, pavarësisht nga prejardhja e tyre, të kenë mjetet dhe besimin për të lundruar sigurt dhe për të pasur sukses në botën tonë gjithnjë e më të lidhur.
Ne e bëjmë këtë përmes programit tonë për mirëqenien digjitale të fëmijëve, i projektuar me dhe për fëmijët, duke i ndihmuar ata të lundrojnë në hapësirat online në mënyrë të sigurt, me vetëbesim dhe me përgjegjshmëri.
Duke marrë një qasje të fokusuar drejt së ardhmes, programi pajis edukatorët për të dhënë aftësi përkatëse të jetës digjitale në siguri, privatësi, identitet, alfabetizim dhe empati – në mënyrë që fëmijët të mund të përqafojnë zhvillimet më të fundit në jetën e tyre digjitale.
Partneriteti për Mirëqenien Digjitale të Fëmijëve
Përmes partneritetit tonë, programi SUJ do të arrijë një ndikim social edhe më të madh, duke kombinuar ekspertizën teknologjike të Vodafone Foundation me përvojën e thellë të Save the Children në mbrojtjen e fëmijëve, mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve në hapësirat online.



Korniza SMILE
Partneriteti për Mirëqenien Digjitale të Fëmijëve po bashkëkrijon përmbajtje bazuar në kornizën e mirëqenies digjitale të Save the Children, SMILE:
S
iguria: pajisja e fëmijëve me strategji dhe mjete sigurie për të përballuar kërcënimet kibernetike si hakerimi, mashtrimet dhe programet e dëmshme (malware).
M
enaxhimi: forcimi i ndërgjegjësimit për privatësinë dhe vendimmarrja e sigurt online. Menaxhimi i të gjithë informacionit personal të ndarë online për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe të të tjerëve.
I
dentiteti: nxitja e vetëdijes dhe mendimit kritik për identitetet dhe ndikimet online. Ndërtimi dhe menaxhimi i një identiteti të shëndetshëm si qytetar digjital me integritet.
L
eximi (Alfabetizimi): promovimi i kujdesit, mendimit analitik dhe rregullimit emocional në ndërveprimet online. Gjetja, analizimi dhe vlerësimi i mediave dhe informacionit me arsyetim kritik dhe njohja e rasteve kur duhet pasur kujdes nga kontratat online.
E
mpatia: inkurajimi i komunikimit të respektueshëm dhe mbështetja për bashkëmoshatarët në hapësirat digjitale. Të qenit i ndjeshëm dhe mbështetës ndaj ndjenjave, nevojave dhe shqetësimeve tuaja dhe të të tjerëve online.
Udhëheqja e së ardhmes
Ne synojmë të fuqizojmë dhe edukojmë fëmijët duke:
- Promovuar mirëqenien digjitale: fokusi në sigurinë, menaxhimin, identitetin, alfabetizimin dhe empatinë do t’u ofrojë fëmijëve aftësi thelbësore për të lundruar në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme në hapësirat online dhe për të adresuar rreziqet e tyre.
- Siguruar rëndësinë kulturore: lokalizimi i përmbajtjes për të pasqyruar ndjeshmëritë kulturore, materialet gjithëpërfshirëse dhe seancat për të siguruar që programi të rezonojë me fëmijët në vende të ndryshme, duke rritur efektivitetin dhe ndikimin e tij.
- Krijuar mjedise të sigurta mësimi: trajnimi për lehtësuesit dhe partnerët lokalë do të krijojë mjedise të sigurta dhe mbështetëse si për aktivitetet digjitale ashtu edhe për ato offline, duke ndërtuar kapacitete lokale për qëndrueshmëri afatgjatë.
- Fuqizuar edukatorët dhe komunitetet: zhvillimi i udhëzuesve të trajnimit do të pajisë lehtësuesit me mjetet për të dhënë tema kritike digjitale dhe këshilla për të lundruar në çështje të ndjeshme.


Si e vëmë në veprim
Ne po punojmë me partnerët ekzistues të SUJ të Vodafone Foundation për të ndërtuar dhe rritur kapacitetet lokale, për të krijuar sisteme të forta monitorimi dhe vlerësimi për të siguruar ofrim të cilësisë së lartë dhe për të përgatitur partnerët lokalë për sukses afatgjatë. Qendrore në gjithçka që bëjmë është përkushtimi ynë për t’i dhënë përparësi pjesëmarrjes dhe perspektivave të fëmijëve, duke marrë frymëzim nga kreativiteti, njohuritë dhe përvojat e tyre.
Së bashku do të krijojmë një qasje lider në sektor për trajnimin e aftësive digjitale për fëmijët e moshës 9 deri në 16 vjeç në të gjithë Evropën, duke fuqizuar brezin e ardhshëm për të lundruar në peizazhin digjital me besim, siguri dhe përgjegjshmëri.
Ky program shkon përtej mësimdhënies së aftësive bazë digjitale, duke përfshirë elemente jetike si siguria online, të drejtat digjitale dhe sjellja etike online. Kjo qasje holistike gjithashtu i pajis fëmijët jo vetëm me njohuri teknike, por edhe me përgjegjësinë dhe ndërgjegjësimin e nevojshëm për të lundruar në internet në mënyrë të sigurt dhe me respekt. Ky partneritet ka potencialin për të mbyllur ndarjen digjitale dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët të mund të përfitojnë nga mundësitë e epokës digjitale.
Ne përfshijmë aktivisht edukatorët, familjet dhe vetë fëmijët për të siguruar që të gjithë të jenë të përgatitur për të lundruar në botën digjital me besim, ndërgjegjësim dhe qëndrueshmëri. Programi është bashkëkrijuar me fëmijët — shpresat, shqetësimet dhe idetë e tyre formësojnë çdo mësim, duke e bërë përvojën e të mësuarit vërtet përkatëse dhe fuqizuese.
Përmbajtja, Trajnimi dhe MEAL (Monitorimi, Vlerësimi, Përgjegjshmëria dhe Mësimi)
Ne po bashkëkrijojmë 20 plane të reja msimore, të përafruara me Kornizën SMILE dhe të përshtatura për programin SUJ. Këto plane mësimore janë bashkëkrijuar në bashkëpunim me këshilltarët teknikë të Save the Children, kolegët e Vodafone Foundation në arsim dhe teknologji dhe Rrjetet Këshillimore Digjitale të Fëmijëve (CDANs) dhe grupin drejtues të ekspertëve, për të siguruar që mësimet të jenë gjithëpërfshirëse, angazhuese dhe përkatëse. Çdo plan mësimor përfshin:
- Objektivat e të nxënit
- Udhëzime të detajuara
- Udhëzues për aktivitetet
- Kriteret e vlerësimit
- Përshtatshmërinë
Për më tepër, ne përfshijmë seanca “trajnimi për trajnerët” për të ndihmuar në udhëheqjen e zbatimit të këtyre planeve mësimore, duke përdorur mjete si formularët e komenteve dhe sistemet e gjurmimit digjital. Materialet janë përkthyer dhe përshtatur për 8 vendet që janë pjesë e programit SUJ.
Gjithashtu, ne do të zbatojmë një kornizë MEAL (Monitorimi, Vlerësimi, Përgjegjshmëria dhe Mësimi) duke integruar kornizat MEAL të Save the Children dhe të vetë Vodafone Foundation.
Zbuloni aktivitetet tona të reja mbi mirëqenien digjitale:


Kërkimi dhe Avokimi
Ne synojmë të përmirësojmë bazën e provave për mirëqenien digjitale të fëmijëve dhe të testojmë përmbajtjen, ofrimin dhe qasjen e trajnimit të aleancës, duke siguruar që ajo të jetë e optimizuar për zbatim efektiv dhe të shkallëzueshëm, përmes:
- Kërkimit cilësor dhe sasior
- Testimit pilot
- Shpërndarjes së gjetjeve me palët kryesore të interesit
- Kornizës MEAL
- Vlerësimit për të matur efektivitetin e programit dhe për të identifikuar mundësitë për përmirësim
- Mësimit dhe përshtatjes së vazhdueshme
Elementi i Avokimit i partneritetit synon të krijojë një mjedis online më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës për fëmijët, duke ndikuar në politika, duke kërkuar llogaridhënie nga platformat dhe duke nxitur pjesëmarrjen e fëmijëve në proceset e vendimmarrjes.
Përafrimi me rregulloret e BE-së si Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA) dhe Direktiva e Shërbimeve Mediatike Audiovizive (AVMSD), së bashku me standardet ndërkombëtare si Strategjia e BE-së për një Internet më të Mirë për Fëmijët (BIK), dhe udhëheqja rregullatore e MB-së përmes OFCOM, do të jetë e një rëndësie kritike gjatë gjithë realizimit të programit.
Ne fokusohemi në mbrojtjen e fëmijëve në hapësirat digjitale, duke u dhënë atyre mjetet e nevojshme për një përdorim të sigurt, të ndërgjegjshëm dhe të qëndrueshëm të teknologjisë dhe botës digjitale.
Partneriteti do të ndërtojë koalicione me OJQ-të, institucionet akademike dhe kompanitë teknologjike për të amplifikuar përpjekjet e avokimit dhe për të nxitur ndarjen e njohurive, dhe kërkon të:
- Zhvillojë një hartë politikash
- Identifikojë ngjarjet e nivelit evropian
- Krijojë burime gjithëpërfshirëse



Fëmijëria e Lidhur
Gjendja e Mirëqenies Digjitale dhe Qëndrueshmërisë për Fëmijët dhe të Rinjtë në Evropë
Si pjesë e partneritetit tonë me Save the Children, Fondacioni Vodafone ka publikuar një kërkim të ri që eksploron se si të rinjtë në mbarë Evropën e perceptojnë mirëqenien e tyre digjitale dhe rolin që luajnë hapësirat digjitale në jetën e tyre të përditshme.
Gjetjet zbulojnë një hendek goditës midis ritmit të ndryshimeve teknologjike dhe aftësive të shkrim-leximit digjital të të rinjve. Pothuajse gjysma raportojnë se nuk ndihen konfidentë në nivelin e tyre të shkrim-leximit digjital, duke theksuar një nevojë urgjente për mbështetje dhe edukim më të madh.
Kërkimi tregon gjithashtu shqetësime në rritje për kohën që të rinjtë kalojnë në mediat sociale dhe rreziqet që mund të ndeshin atje. Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, dy të tretat e të rinjve thonë se ndihen të aftë të shprehen në mënyrë autentike në internet dhe të menaxhojnë marrëdhëniet e tyre në mënyrë të sigurt.

Kliko, lëviz, lidhu – dhe ekuilibro
Mirëqenia digjitale e fëmijëve në kontekstet arsimore në të gjithë Evropën
Si pjesë e shtyllës sonë të kërkimit në këtë partneritet, ky studim ekzaminon mirëqenien digjitale të fëmijëve në Evropë, duke vlerësuar sistemet, politikat dhe praktikat aktuale për të identifikuar mangësitë dhe mundësitë për krijimin e mjediseve digjitale më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse.
Ndër gjetjet e këtij studimi, shohim se si të rinjtë në Evropë janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj stresorëve digjitalë si kibernatëmi dhe dezinformimi, duke çuar në rritjen e ankthit dhe depresionit. Ndërsa mjediset digjitale bëhen qendrore në jetën e fëmijëve, është e rëndësishme që mbështetja të përshtatet me nevojat dhe përvojat e tyre në zhvillim.
Rrjeti Këshillimor Digjital i Fëmijëve (CDAN)
Ne kemi krijuar një Rrjet Këshillimor Digjital të Fëmijëve (CDAN), me partnerët tanë lokalë për të formësuar dhe ndikuar në zhvillimin e përmbajtjes dhe trajnimit SMILE, për të kontribuar në kërkimin dhe gjenerimin e provave, dhe për të marrë pjesë në mënyrë domethënëse në avokimin për politika digjitale të fokusuara te fëmijët, sigurinë, aksesin, mirëqenien dhe fuqizimin.
CDAN bazohet në parime që fokusohen te të drejtat e fëmijëve, diversiteti, barazia dhe përfshirja, si dhe Udhëheqja Lokale. Kjo iniciativë siguron që zërat e fëmijëve të jenë në zemër të partneritetit tonë digjital me Save the Children. Komponentët kryesorë:
- Zhvillimi i përmbajtjes: CDAN do të ndikojë në zhvillimin e përmbajtjes dhe trajnimit.
- Kërkimi: Anëtarët do të kontribuojnë në kornizën e kërkimit dhe do të rishikojnë rekomandimet e kërkimit.
- Mbështetja për avokimin dhe politikat: CDAN do të formësojë mesazhet dhe informimet e avokimit dhe do të bashkëkrijojë materiale edukative dhe avokuese.
- Ndikimi i programit: CDAN do të punojë ngushtë me grupin drejtues dhe udhëheqjen e projekteve.
- Një kornizë e të drejtave të fëmijëve, duke përfshirë Kërkesat Bazë të OKB-së, do të përshtatet dhe integrohet në CDAN, duke siguruar pjesëmarrjen e sigurt, etike dhe domethënëse të anëtarëve.
- Fuqizimi i zërave të fëmijëve, ne po kërkojmë fëmijë midis 9 dhe 16 vjeç nga prejardhje të ndryshme për CDAN.
- Ne po krijojmë një model operacional virtual.
- CDAN ofron mbështetje të vazhdueshme përmes një takimi prezantues dhe takimeve tremujore.









