Bota jonë është një botë digjitale. Nga mësimi i një gjuhe te blerjet ushqimore, nga rezervimi i një vizite te mjeku te lidhja me miqtë, nga gjetja e një pune te zgjidhja e krizës klimatike. Por në të gjithë shoqërinë, ekziston një ndarje digjitale.
Ka mësues që u mungon trajnimi dhe burimet, vajza që janë të përjashtuara nga mësimi digjital dhe nxënës të rinj që u mungojnë aftësitë dhe aksesi që u nevojitet për të realizuar potencialin e tyre.
Në këtë botë që ndryshon vazhdimisht, ne duam të ndihmojmë për të siguruar që askush të mos mbetet pas.
Në Fondacionin Vodafone, ne besojmë në fuqinë e aftësive digjitale për të hapur dyer, për të promovuar përfshirjen sociale dhe për të thyer pabarazitë, duke u dhënë të rinjve besimin për të eksploruar kuriozitetin e tyre dhe duke i frymëzuar ata të ëndërrojnë madh, pavarësisht prejardhjes, gjinisë apo vendit që ata e quajnë shtëpi.
Së bashku, ne po sigurohemi që gjithsecili të ketë aftësitë dhe aksesin që i nevojitet për t’i përkitur një bote digjitale.
